Lulzim Basha shkon në Gjykatën e Posaçme kundër Erion Veliajt
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për seancën e padisë kundër kryebashkiakut së Tiranës, Erion Veliaj.
Më herët, Basha ka refuzuar të pajtohet dhe gjyqi për kallëzimin penal për shpifje ndaj kryebashkiakut tiranas Erion Veliaj ka vazhduar.
Pas ndryshimit të gjyqtares që kishte në dorë padinë penale të Bashës ndaj Veliaj, kreu i PD ka shkuar në seancë për të shmangur pezullimin e çështjes pas ndryshimit të gjyqtares.
4 muaj më parë, Gjykata e Lartë njoftoi se GJKKO është kompetente për shqyrtimin e të gjitha akuzave penale të ngritura ndaj një zyrtarëve të lartë.
KOHA JONË SONDAZH

