Basha shpërndan mesazhin e Yuri Kim: Çdo zvarritje në emërimin e gjyqtarëve vonon daljen nga kriza politike dhe negociatat
Kreu i PD, Lulzim Basha ka shpërndarë postimin e ambasadores amerikane Yuri Kim pas opinionit të Komisionit të Venecias.
Basha thotë se çdo vonesë në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vonon daljen nga kriza dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptaërt.
Lider demokrat thekson se funksionimi i Kushtetueses plotëson 2 nga 15 kushtet për negociatat dhe rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore.
STATUSI NGA LULZIM BASHA
Çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore.
Çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore. https://t.co/sb7REh44fk
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) June 25, 2020