Basha: Shqetësimet goditja e shtetit ligjor dhe zhbërja e demokracisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot një delegacion deputetësh Gjermanë, anëtarë të Komitetit të Cështjeve Europiane të Bundestag-ut.

Basha i falenderoi deputetët gjermanë për mbështetjen e çmuar që Bundestagu dhe Gjermania i kanë dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian, në veçanti në marrjen e statusit të vendit kandidat.

Duke u ndalur në zhvillimet në vend, Basha shprehu shqetësimin e thellë të opozitës për terrenin që kanë fituar krimi i organizuar dhe trafikantët dhe depërtimin e krimit në nivele drejtuese të administratës dhe deri në Kuvendin e Shqipërisë. Zbatimi i marrëveshjes së 24 dhjetorit për dekriminalizimin kërkon vullnet politik dhe vendosmëri theksoi zoti Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Partisë Demokratike i njohu deputetët gjermanë me shqetësimet për goditjen e shtetit ligjor dhe zhbërjen e standardeve në themelet e demokracisë, sic janë të drejtat e njeriut, hapësirat kushtetuese të opozitës, kapja e institucioneve të pavarura, largimet masive të nëpunësve publikë dhe zëvendësimi i tyre me militantë. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputetët e Bundestagut shprehën vlerësimin për qëndrimin e Partisë Demokratike në mbështetje pa kushte të nismave që kanë të bëjnë me integrimin europian të vendit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?