Basha: Shqipëria me shpenzimet më të larta nga xhepi për shëndetësinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një tjetër dështim sipas tij të Kryeministrit Edi Rama në 8 vjet qeverisje.

Bëhet fjalë për shpenzimet e shqiptarëve për shëndetësinë. Kreu i PD shkruan se Shqipëria ka shpenzimet më të larta nga xhepi për shëndetësinë në Europë.

“44 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite

Sa harxhojnë shqiptarët nga xhepi për shëndetësinë?

Përgjigjja 57%. Shqipëria ka shpenzimet më të larta nga xhepi për shëndetësinë në Europë”, shkruan kreu i PD.

SHKARKO APP