Basha: Shqipëria s’mund të ngecë në vend, PD plane serioze për një të ardhme më të mirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se Shqipëria ka ngecur në vend numëro për shkak të kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në ‘Facebook’, lideri demokrat thekson se ka ardhur koha për ndryshim, duke shtuar se; ‘ata që e zhytën Shqipërinë në baltë nuk mund ta çojnë atë drejt suksesit’.

Sipas Bashës, më 25 prill Rama do të humbasë dhe vendi do të fitojë.

REAGIMI I BASHËS
Të gjithë e dinë tashmë që Shqipëria ka ngecur në vendnumëro me Ramën për 8 vjet rresht dhe kjo është arsyeja pse nuk kemi sukses në asnjë fushë – as në ekonomi, as në shëndetësi, as në turizëm, as në marrëdhëniet ndërkombëtare. Shqipëria nuk mund të ngecë në vend dhe për katër vjet të tjera me Ramën.
Ka ardhur koha për ndryshim, sepse ata që e zhytën Shqipërinë në baltë nuk mund ta çojnë atë drejt suksesit.
Ne kemi plane pune serioze që do të sjellin një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Më 25 prill Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë! 🇦🇱✌️

SHKARKO APP