Basha: Shqiptarët meritojnë një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagon pas protestës së djeshme në Tiranë kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.
“Qytetarët shqiptarë meritojnë një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten!”, shkruan Basha, ndërsa publikon një bashkim fotosh ku shfaqet dera kryesore e kryeministrisë e blinduar nga forcat speciale dhe kryeministrin Edi Rama duke bërë shopping në New York.
Tirana u përfshi ditën e djeshme nga protesta qytetare që zgjatën disa orë dhe që kërkonin dorëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj pas vrasjes së 25-vjeçarit.