Basha: Shqiptarët po ikin se s’kanë punë

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me shifrat e bëra publike nga Kryeministri Edi Rama përsa i takon punësimit.

"Kryeministri i të keqes vazhdon avazin e talljes dhe poshtërimit të shqiptarëve. Dy ditë më parë na quajti popull me varfëri aspiratash, sot na akuzon si popull që nuk e duam punën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Papunësia u rrit me 7 përqind në këto 20 muaj sepse kryeministri i të keqes rriti taksat, rriti cmimin e energjisë, rriti cmimin e naftës, mbylli me mijëra biznese dhe nisi në eksod kapitalin dhe investimet, shkatërroi mijëra vende pune dhe hodhi në mes të katër rrugëve nëna, baballarë dhe të rinj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptarët ikin se nuk kanë punë, buke dhe shprese, ky i fajëson se nuk duan të punojnë dhe se kanë varfëri aspiratash. Kryeministri i të keqes ka humbur cdo lidhje me realitetin, nuk ka zgjidhje për ekonominë dhe punësimin, por vetëm vrer dhe akuza ndaj popullit të tij.

Fajësimi i popullit është shenja e cmendurisë se cdo sundimtari, shenja e vdekjes së cdo regjimi. Eshtë koha të shpëtojmë prej kësaj të keqe", shkruan Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?