Basha: Shteti antiligjor nuk do të na ndalë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, pasi ka vizituar anëtarin e PD, Ndriçim Babasi dhe protestuesit e tjerë të ndaluar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ka riakuzuar kryeministrin Rama se po përdor policinë për qëllimet e tij kriminale, në kundërshtim me Kushtetutën dhe me çdo ligj.

“Sot provuam se regjimi i Edi Ramës është antikushtetues dhe antiligjor. PD dhe qytetarët provuan se janë në anën e së drejtës dhe Kushtetutës dhe se krimi e oligarkia janë përballë nesh”, ka deklaruar Basha.

Sipas tij, kreu i qeverisë po përpiqet t’i kundërvihet të drejtave elementare të qytetarëve duke përdorur dhunën “e zhveshur dhe shtazarake” përmes forcave të policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këta mendojnë se me anë të dhunës dhe frikës do mund të vendosin regjimin oligarkik në Shqipëri. Por kjo nuk ka për të ndodhur, se ne luftojmë për shtetin ligjor dhe demokracinë dhe bashkë me qytetarët shqiptarë do të fitojmë”, ka thënë Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shullazët, ka shtuar ai, “bëjnë ligjin në komisariatet e policisë, ndërsa qytetarët grabiten në mes të ditës nga maskat”.

“Kam kërkuar nga prokuroria që përgjegjësit e kësaj dhune të dalin përpara drejtësisë”, ka shtuar Basha, i cili pak minuta më parë u takua me prokurorin e gatshëm Shpëtim Kurti dhe prokurorin tjetër Adnan Xholi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?