Basha shtron darkë për deputetët e PD
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sonte në një darkë grupin parlamentar të PD-së dhe kryetarët e degëve. Mësohet se në darkë kanë qenë të pranishëm edhe shumë prej deputetëve “rebelë” të cilët kanë paralajmëruar futjen nesër në parlament.
Mësohet se darka ka kaluar me batuta dhe ironi, ndërkohë Basha ka njoftuar një tjetër mbledhje grupi parlamentar nesër në orën 09.30. Në këtë mbledhje përfundimisht Basha do të shpallë vendimin për qëndrimin ndaj parlamentit. Në rast se vendimi do jetë për vazhdimin e bojkotit, shumë prej deputetëve kanë darkën e tyre të fundit me Bashën, pasi ky i fundit ka paralajmëruar përjashtime pak ditë më parë me Edi Palokën.
Mësohet se Basha me humor ka lënë të kuptohet se nesër grupi do të hyjë në parlament, gjë që tregon se në negociatat në ekstrem po drejtohen nga Berisha.