Basha: Sipërfaqja me kanabis është 5-fishuar në vetëm 17% të territorit

Opozita iu përgjigj nëpërmjet kreut të saj Lulzim Basha raportit të monitorimit të kanabisit nga ana e Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza, duke theksuar se sipërfaqja e mbjellë me kanabis është pesëfishuar krahasuar me vitin e shkuar.

Nëpërmjet një dalje nga selia blu, kreu demokrat Basha paraqiti statistikat, që sipas tij, tregojnë gjendjen e përkeqësuar.

“Sa pas vrojtimit të 17% të territorit të Shqipërisë nga ajri, rezulton se 5 fishim i sipërfaqes së mbjellë me drogë. Pra sipërfaqja e mbjellë me drogës është rritur nga 44.7 ha vitin e kaluar në 213 ha këtë vit. Bëhet fjalë jo për të gjithë territorin e Shqipërisë, ndërkohë që 83% e territorit nuk është arritur të vrojtohet. Po kështu, në këtë 17% të territorit të vrojtuar, kemi 5fishim të sipërfaqes së mbjellë me drogë nuk ka rritur të vrojtohet cikli i parë prodhues i farës vietnameze, pasi ajo është korrur në javën e parë të qershorit”- deklaroi Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?