Basha: S’ka forcë ta ndalë rrugën për ndryshim. Shqiptarët s’kanë bukë, ju flisni për satelitë

“Nuk ka forcë ta ndalë rrugën për ndryshim”, kështu shprehet kryetari i PD-së Lulzim Basha në një postim në facebook. Basha ka ndarë një video të fjalës në Kuvend, ku thekson se “Nuk ka forcë ta ndalë rrugën për ndryshim, kundër të gjitha pengesave, kundër status quo-së, për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, për çdo shqiptar”.

Basha thumbon Ramën, duke thënë se flet për satelitë, ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë.

“Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një, pavarësisht nëse buron nga një parti apo nga një parti tjetër. Pavarësisht se drekon apo darkon me të njëjtët oligarkë apo aktorë të krimit të organizuar dhe përpiqet të influencojë opinion publik përmes të njëjtave ekrane, ekraneve të kapura. Është i njëjti llum dhe ka të njëjtat interesa, ju bashkojnë të njëjtat gjera, Status quo-ja. Dhe status quo-ja është kjo që të flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë”, tha në Kuvendin e së enjtes.

SHKARKO APP