Basha: Sot ishte dita më e trishtë e nisjes së Universitetit në 26 vite

Kryetari i Partisë Demokratike me rastin e nisjes së vitit të ri akademik është shprehur se në këto 26 vite nuk ka pasur nisje më të trishtë se këtë vit.

Basha ka kritikuar reformën në arsim ndërsa ka theksuar se kryeministri Rama me ndryshimin e papritur të rregullave të lojës i drejtoi studentët te privati.

“Nuk ka pasur ne keto 26 vite nisje me te trishte te universitetit se sa sot. I lane bosh gjysmen e auditoreve, per shkak te politikes armiqesore me maturantet. Gjysma e ketyre 18 vjecareve enderrimtare e idealiste, jane rrugeve, ende pa pergjigje, ne pritje te tepricave qe do lere reforma e Edi Rames. Po para kesaj, ata e te gjithe maturantet e vendit kaluan 2 muaj ferri, sepse nuk ishin ne doren e merites e aftesive, mundit e djerses, por nen masen arbitrare, skandaloze te Edi Rames, i cili ndryshoi papritur rregullat e lojes. Dekani i Ekonomikut ne UT, thote se maturantet me te mire kane bere zgjedhje nen presion, ose tek privati, ose ne dege jo me emer, nga deshperimi per te mos humbur krejtesisht 3 vitet e matures. Drame e madhe. Ska si quhet ndryshe kjo e Edi Rames qe vazhdon ta pompoje si sukses”, ka shkruar Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?