Basha sot në Kukës prezantoi Bashkim Shehun, mbi eksodin “sulm dyshes Rama-Meta”
Një ditë pas kryeministrit Edi Rama, qyteti i Kukësit ka pritur sot një vizitor tjetër, pikërisht kundërshtarin e tij politik. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prezantoi sot kandidatin për Bashkinë e Kukësit, Bashkim Shehun.
Basha u shpreh i bindur se, “Kukësi do të dalë në krah të Bashkim Shehut” në zgjedhjet e 21 Qershorit.
Kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend iu kthye edhe çështjes së largimit të shqiptarëve, duke theksuar se ishte “dyshja makute Rama-Meta ajo që nxiti eksodin”.
Kreu i opozitës Lulzim Basha shtoi se, me fitoren e PD-së, do të ketë një rishikim të reformës territoriale. Aktualisht Bashkia Kukës drejtohet nga kryebashkiaku Hasan Halilaj, që kandidon sërish nën siglën e LSI.