Basha sulmon Berishën: Luan me standard të dyfishtë. Të bëjë hap pas
Lulzim Basha ka sulmuar Sali Berishën duke thënë se mban standard të dyfishtë me DASH ndërsa në vend që të bëjë hap pas, vijon sulmet ndaj tij.
“Vendi ka nevojë për ndryshim rrënjësor. Në funksion të saj, patëm paralajmëruar takim me faktorë politik për ti paraprirë një procesi propozimesh, por për fat të keq, herë pas here, sa herë që takohemi, në vend që të flasim për hallet e njerëzve, flasim për një krizë artificial që nga një anë lavdëron raportin e DASH për qeverisjen e korruptuar dhe nga ana tjetër shkel çdo fjalë e çdo premtim për të tërhequr zvarrë PD drejt luftës që i ka shpallur DASH.
Kur veprime të ngjashme ndodhin brenda familjes tonë mbajmë standard të dyfishtë. Të gjithë potencialin për t’i shërbyer qytetarëve e ka kthyer në luftë të brendshme, në një rraskapitje të brendshme ku mbizotërojnë vetëm interesat e një njeriu. Duke mos justifikuar paradoksin, ka rinisur sulmet ndaj meje e Alibeajt. Duhet të bëjë një hap pas. Unë e kam hedhur hapin tim”, tha Basha.