Basha sulmon Berishën: ”Non-grata” hapi thesin e shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës i pandarë në korrupsion

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka heshtur për akuzat që Sali Berisha i adresoi ndaj tij këtë të hënë për portin e Durrësit, ku tha se është i përfshirë bashkë me Ramën. Basha përmes një postimi në Twitter, thotë se “non-grata” hap thesin e shpifjeve sa herë do të fshehë diçka. Për të trekëndëshi i Bermudës (Berisha, Rama, Meta) është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë.

“Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë. E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar”,-shkruan Basha.

Sali Berisha e ka akuzuar disa herë Bashën se ka bashkëpunuar me Ramën, por kjo është hera e parë që emri i ish-kryetarit të PD përfshihet në debatet për ndërtimin e portit të ri në Durrës. Më parë Sali Berisha ka akuzuar Ramën se pas marrëveshjes me kompaninë “Alabbar” fshihen disa serbë të lidhur me Aleksandar Vuçiç dhe presidentin bjellorus Alexander Lukashenko.

SHKARKO APP