Basha sulmon Ramën: Pasuri dhe luks për vete, papunësi, varfëri, padrejtësi dhe pasiguri për njerëzit

Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzar sërish kryeministrin Edi Rama, i cili me qeverisjen e vendit nga ana e tij po siguron pasuri dhe luks për vete, ndërsa, nga ana tjetër thotë se Rama po shkakton papunësi, varfëri, padrejtësi dhe pasiguri për njerëzit.

“Hajduti Psiqik dhunon dhe gjobit sipërmarrjet e vogla që mezi mbajnë me bukë shumicën e familjeve shqiptare! Me paratë e grabitura atyre financohen lluksi dhe qejfet e Hajdutit Psiqik dhe klientëve të tij.

Ja si harxhon miliona euro të shqiptarëve për lluksin e tij dhe kontrata “sekrete” për miqtë dhe familjarët e tij Hajduti Psiqik”, deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha, i cili komentit të tij në rrjetet sociale i bashkëngjit dhe një video-mesazh lidhur me arsyet e kësaj situate të rëndë në të cilën është futur vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?