Basha sulmon sërish Ramën, Metën e Berishën: Do të shkërmoqim trekëndëshin e Bermudës!

Në Kuvendin e 18 dhjetorit, Lulzim Basha ka sulmuar sërish Edi Ramën, Ilir Metën dhe Sali Berishën për atë që ai e ka quajtur “trekëndëshi i Bermudës”.

Basha tha se partia e tij është e vendosur të shkërmoqë “trekëndëshin e Bermudës”, që sipas tij, “prej dekadash besojnë se mbijetesa e tyre politike është më e rëndësishme se mirëqenia e qytetarëve”.

Pjesë nga fjala e Bashës:

I ashtuquajturi sovranizëm i kastës 30-vjecare, i mbështetur fuqishëm nga oligarkët dhe mediat e tyre, është kundër këtij roli të ndërkombëtarëve sepse ata duan të jenë rehat, të shijojnë siç kanë shijuar, të pasurohen me korrupsion sic janë pasuruar, të mbajnë në këmbë sundimin e tyre në kurriz të shqiptarëve që vetëm varfërohen.
Ne jemi vendosur të përballemi me ata që prej dekadash besojnë se mbijetesa e tyre personale është më e rëndësishme se mirëqenia e popullit tonë. Partia Demokratike është e vendosur në shkërmoqjen e trekëndëshit të Bermudës dhe prodhimit të saj të fundit politik, regjimit të Edi Ramës përmes masakrës zgjedhore. Që ethshëm ka synuar të cënonte ekzistencën dhe qendrueshmërinë e Partisë Demokratike. Nuk ia kanë arritur, e nuk do ta arrijë kurrë, sigurisht falë shumicës së anëtarëve dhe delegatëve të partisë sonë të mrekullueshme, që janë sot në këtë sallë e jashtë saj.

SHKARKO APP