Basha takim me aleatët në selinë e PD

Kreu i PD-së dhe kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha, do të zhvillojë një takim me aleatët në selinë blu.

Njoftohet se takimi do të nisë në orën 15:00 dhe do të marrin pjesë të gjithë aleatët e Partisë Demokratike.

Ndërkohë, ende nuk dihet arsyeja se pse Basha po e thërret këtë mbledhje pikërisht me aleatët e tij.

Kjo mbledhje vjen pas debateve të ditëve të fundit mbi ndryshimet kushtetuese që mazhoranca do që t’i reflektojë në Kodin Zgjedhor.

Opozita e Bashkuar kërkon që koalicionet parazgjedhore të mos hiqen dhe listat të hapen 100%, teksa PS ka në tryezë draftin me lista të hapura por me kushte, si dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore por lejimin e atyre me listë të përbashkët, si dhe prag zgjedhor 3%.

 

SHKARKO APP