Basha takim me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Takimi është zhvilluar në rezidencës e ambasadores në Rrugën e Elbasanit. Ende nuk ka asnjë njoftim nga selia blu apo ambasada amerikane lidhur me temat që po diskutohen.
Takimi i Lulzim Bashës me ambasadoren Yuri Kim vjen një ditë pasi kryeministri Rama tha se mund të grisë marrëveshjen e arritur me opozitën.
Edhe pse më 5 qershor palët arritën një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, ende nuk ka një përcaktim të saktë të saj të përkthyer në amendamente ligjore, pasi KQZ vijon të jetë problemi që mban peng këtë reformë. PS dhe PD nuk po bien dakord për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve, edhe pse në takimin e fundit u dukur sikur palët ishim më optimiste për arritjen e një konsensusi mes tyre.
Yuri Kim së bashku me ambasadorin e BE, Luigi Soreca dhe atë britanik Duncan Norman u investuan personalisht që të arrihej kjo marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës.