Basha takim me bizneset në Lushnje: Mbështetje 100 milion euro në vit për fermerin

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka vijuar ditën e sotme takimet me bizneset në Lushnje. Basha është ndalur tek dy biznese për tu njohur me problematikën e tyre. “Sot dua të them se plani ynë për ekonominë nuk mund të realizohet nëse nuk i japim mbështetje totale bujqësisë”, tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se në sektorin e bujqësisë do të akordohen 100 milion euro çdo vit, kur partia e tij të vijë në pushtet. Ai pohoi gjithashtu se do të hiqet taksa që kryeministri ka vendosur për karburantin

“Ne kemi propozuar që përgjatë këtij viti, për ato familje që kanë humbur punën, të bëheshin pagesa mujore 160 mijë euro. Plani ynë për bujqësinë, nuk do të bëjmë mrekullira, por do të bëjmë atë që bën Kosova dhe Maqedonia e Veriut, vit për vit do të kemi 100 milion euro për bujqësinë, apo dhe 50 mln euro për infrastrukturën bujqësore. Që asgjë mos të hidhet në kanal dhe asgjë mos të shkojë kot. Që produkti jo vetëm mos të hidhet, por të konkurrojë denjësisht. Me këtë plan do të shërojmë dhe një plagë që është largimi i të rinjve nga Shqipëria. S’ka familje në Lushnjë, në Fier, që nuk largohen nga vendi, për një jetë më të mirë. Ata që duhet t’i mbajnë në punë s’kanë më të ardhura dhe i heqin. Një tjetër masë që do të hiqet, është taksa ‘Rama’ mbi karburantin. Rama e rriti me 20 lekë për litër karburantin, pavarësisht protestës së opozitës”, -tha Basha.

Ndërkohë sipërmarrësit kanë shprehur shqetësimet e tyre gjatë takimit me kryedemokratin. “Kam hasur shumë vështirësi, që kur kam hapur biznesin jam luftuar nga kjo qeveria. Dikush tjetër që është bashkë me qeverinë nuk diskriminohet”, tha një pronar i biznesit gjatë takimit me Bashën. Gjithashtu ai ngriti edhe shqetësimin e çmimit të naftës, teksa shtoi se gjithashtu është përballur edhe me korrupsion. “Një drejtor tek tatimet, që na kërkon ryshfete. Po ashtu kemi edhe problemin e naftës”, tha ai.

SHKARKO APP