Basha takim me bizneset: PD ka gati planin! Sipërmarrësi: Kostot rriten çdo ditë (VIDEO)
Kreu i PD-së, Lulzim Basha vijon takimet me biznesin. Këtë të enjte, Basha ka shkuar në Durrës, ku është takuar me një sipërmarrës, i cili tregoi problematikat me të cilat përballen. Ky i fundit tha para Bashës se kostot po rriten çdo ditë dhe se ata nuk kanë para për të rritur pagat e punëtorëve, ndërsa shtoi se qeveria nuk i ka mbështetur dhe ndihmuar në këtë krizë.
“Nga fillimi i pandemisë, të ardhurat kanë rënë me 25% 30%. Ne paguajmë energjinë elektrike më të shtrenjtë në rajon. I gjithë rajoni paguan 5 cent për kilovat, madje disa vende kanë dhe subvencionime për biznesin. Kostot po rriten çdo ditë, nuk kemi para për të rritur pagat e punëtorëve. E keqja është se shteti nuk ka qenë në anën tonë”.
Nga ana tjetër, Basha siguroi se PD ka gati planin për biznesin, çmimin e naftës dhe atë të energjisë. Sipas tij, niveli i taksave do të jetë konkurrues me vendet e rajonit. “Prioriteti numër 1 është që çmimet tona të karburantit dhe energjisë të jenë të paktën me nivelet e rajonit. Duke ulur taksat, biznesi dhe produkti shqiptar do të jenë më konkurruese në rajon. PD ka gati planin për biznesin, çmimi i naftës, çmimi i energjisë dhe niveli i taksave do të jetë konkurrues me vendet e rajonit”.
Pjesë nga biseda
Sipërmarrësi: Nga fillimi i pandemisë, të ardhurat kanë rënë me 25% 30%. Ne paguajmë energjinë elektrike më të shtrenjtë në rajon. I gjithë rajoni paguan 5 cent për kilovat, madje disa vende kanë dhe subvencionime për biznesin. Kostot po rriten çdo ditë, nuk kemi para për të rritur pagat e punëtorëve.
Basha: Prioriteti numër 1 është që çmimet tona të karburantit dhe energjisë të jenë të paktën me nivelet e rajonit. Duke ulur taksat, biznesi dhe produkti shqiptar do të jenë më konkurruese në rajon.
Sipërmarrësi: E keqja është se shteti nuk ka qenë në anën tonë.
Basha: PD ka gati planin për biznesin, çmimi i naftës, çmimi i energjisë dhe niveli i taksave do të jetë konkurrues me vendet e rajonit.
Sipërmarrësi: Ne bizneset e mëdha shqiptare marrim mbështetjen më të vogël në rajon. Kostot po na rriten përditë.
Basha: Me çmimin e naftës dhe energjisë më të lartin në rajon, nuk mund të bëhesh konkurrues. Një grusht njerëzish përfitojnë paratë e taksave me skemat mafioze të inceneratorëve.
Sipërmarrësi: Kemi nevojë për një ekonomi mbi baza serioze.
Basha: Një ekonomi e hapur dhe konkurruese nënkupton kosto më të ulëta të energjisë dhe naftës.
Sipërmarrësi: Shteti nuk ka qenë asnjëherë në krahun tonë.
Basha: E vetmja gjë që duhet të bëjë shteti, të mos bllokojë rrugën e biznesit. Dalja nga kriza, energjia, nafta dhe taksat konkurruese në rajon.