Basha takim me biznesin eksportues në Shkodër: Taksat e rritura po i çojnë drejt mbylljes
Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim në SHkodër me bizneset eksportuese. Basha ka ndarë fotot nga takimi me punonjësit ndërsa shkruan edhe për problematikat që hasin këto biznese. Sipas Bashës, tasat e rritura dhe çmimi i naftës po i çojnë drejt mbylljes, ndërsa thotë se të tilla biznese ndihmojnë në punësimin e grave dhe vajzave në zona të ndryshme të vendit.
Postimi i plotë
Një bashkëbisedim i hapur me punonjësit dhe sipërmarrësin e kompanisë së prodhimit të veshjeve Melgushi sh.p.k, e krijuar në vitin 1993. Me kapacitet prodhues rreth 40.000 njësi në ditë, kompania më së shumti eksporton në tregun italian.
Sipërmarrje të tilla janë një mundësi e mirë për punësimin e grave dhe vajzave në zona të ndryshme të vendit.
Por, me rritjen e taksave, të faturave, të çmimit të naftës dhe të kostove të prodhimit, bizneset po përballen me vështirësi të mëdha. Shumë syresh janë detyruar të shkurtojnë numrin e punonjësve, madje disa prej tyre edhe kanë falimentuar.
Mbështetja për këto kompani, përmes uljes së taksave, që t’ju japë atyre mundësinë të rrisin pagat por edhe subvencionimi për punonjësit e rinj, është një kontribut për shtimin e të punësuarve dhe krijimin e kushteve për një jetë më të mirë për shumë familje, që sot nuk plotësojnë as nevojat jetike.