Basha takim me gratë tek Unaza e Re: Jeni simbol i rezistencës, pas 25 prillit do keni dinjitetin që ju takon
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra në njësinë 16, në Tiranë. Në bisedën që patën me Bashën, ato shprehën problematikat që hasin në këtë zonë ku kryesisht kanë të bëjnë me shtëpitë e tyre, papunësinë, problemet me bizneset dhe infrastruktura e keqe.
Basha tha se zonjat e zonës së Unazës së Re ёshtё simbol i asaj qё ka ndodhur me gruan shqiptare këto 8 vite. Ai u shpreh se ndryshimi që do vij në 25 prill, është dinjiteti që do sjell për gratë e Shqipërisë dhe për çdo sektor të ekonomisë shqiptare.
“Në fakt kёtё e ndjej nё çdo takim qё kam bёrё me gratё, por nё takimin me zonjat e unazës sё re vjen edhe mё natyrshëm sepse ato 400 ditё betejё jemi pёrpjekur dhe jam pёrpjekur qё tё qёndrojё pranё jush me mish e me shpirt, me mendje me zemrё dhe fizikisht dhe dua tё them se ajo qё ka ndodhur me gratё, me zonjat, me vajzat e “Unazёs sё Re” ёshtё simbol i asaj qё ka ndodhur me me gruan shqiptare kёto 8 vite. Vetё ajo qё ka ndodhur me “Unazёn e Re” ёshtё simbol me atё qё na ka ndodhur neve si vend dhe si shoqёri. Ju folёt pёr trafikun pёr bllokimin, pёr pluhurin qё ёshtё njё kёrcёnim pёr jetёn tuaj dhe shёndetin tuaj. Po kёshtu siç ka ngecur trafiku nё Unazёn e Re, prej vitesh. Kështu ka ngecur Shqipëria vendnumëro. Një nga shtyllat kryesore të programit tonë, është që këtë forcë, këtë fuqi, ta kthejmë në një energji për të zbatuar planin tonë, për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve dhe në veçanti, për të zhdukur diferencat, hendekun që është krijuar në punësim, në paga, në mirëqenie, në dinjitet, midis burrit dhe gruas shqiptare. Ajo që i bashkon problemet e ndryshme që ngritët, që nga problemi i punësimit jo sipas kualifikimit. Ke një kualifikim për t’u patur zili në Europë, inxhiniere fizike apo problemi i moskompensimit për të përndjekurit apo për pronarët, apo problemi i mbivendosjes apo vjedhjes së pronave“,- tha Basha.