Basha takim me mjekë dhe ekspertë: Kemi arritur në pikën më të keqe të pandemisë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha po zhvillon një takim takim me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë. Në fjalën e tij, Basha thotë se kemi arritur në pikën më të keqe të pandemisë.

”Kemi arritur në pikën më të keqe të pandemisë, numri i viktimave shumë më i lartë se sa deklarohet. Mbi 6 mijë qytetarë kanë humbur jetën më shumë se një vit më parë. Numri i testimeve mbetet i ulët. Asnjë informacion mbi numrin e testimeve që bën ISHP dhe privati”.

Ai shigjetoi qeverinë se nuk ka prioritet jetën e shëndetin e qytetarëve por propagandën dhe fshehjen e fakteve. Sipas tij Rama kërkon t’u mbyllë gojën atyre që denoncojnë.

“Prioriteti absolut i qeverisë, propaganda dhe fshehja e fakteve. Për këtë qeveri shëndeti dhe jeta e njerëzve nuk ka vlerë. I vetmi vend në Ballkan me cirkun shëtitës të kryeministrit për gjoja-vaksinimin. Ne u kemi dhënë zë shqetësimeve të profesionistëve. Të parët që kanë folur, profesionistët, jo ne. Nuk i kemi kërkuar Ramës të marrë masa si qeveritë europiane, nuk shpresonim. Nënvleftësimi i jetës dhe shëndetit të qytetarëve, krim. 6000 qytetarë të vdekur nuk janë numra. Keqmenaxhimi i pandemisë, monstruoz. Heroizmi i mjekëve shqiptarë, i pakrahasueshëm. Qeveria, e interesuar të vendosë qytetarët në konflikt me mjekët. Rama na renditi të tretët në botë për numrin e vdekjeve nga COVID. Edi Rama, i vetmi që nuk po bën detyrën e tij”.

SHKARKO APP