Basha takim me nënkryetaren e grupit parlamentar CDU/CSU për Europën
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pritur në një takim Katja Leikert, që është nënkryetarja e grupit parlamentar CDU/CSU për Europën. Pas këtij takimi, kreu i PD-së do të ketë një komunikatë për mediat.
Takimi i Bashës me Leikert vjen 5 ditë pas takimit që kreu i PD pati në selinë blu me ambasadorin e ri gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf. Pas takimit me Zingraf, Basha hodhi akuza ndaj qevrisë mbi dosjen 184.
Kryetari i PD-së, tha se kryeprokuroret duhet të ndiqen penalisht, teksa i etiketoi ato si “Katicat e Shqipërisë”, duke ju referuar arrestimit për korrupsion në Maqedoninë e Veriut të Prokurores Speciale Katica Janeva.
KOHA JONË SONDAZH

