Basha takim me përfaqësues të shoqatave të personave me aftësi të kufizuara: Situata për ju një makth i vërtetë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me përfaqësues të shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara, ka theksuar se “kapitullimi” i sistemit shëndetësor nga situata e pandemisë “ka lënë në baltë të gjithë të sëmurët e tjerë”.

Kreu i opozitës theksoi edhe një herë se nga qeveria kërkon zbatimin e propozimeve që “i kemi vënë përpara që më shumë se 6 javë, propozimet janë të ekspertëve, bazuar në praktikat më të mira botërore”.

Ndërkohë që po ndodh gjithë kjo katastrofë shëndetësore e ekonomikë, ndërkohë që ka rrënuar ekonominë, kryeministri me indiferencën e vet bëhet bashkë përgjegjës për jetët e humbura dhe rritjen e infektimeve, kemi dhe frontin e atyre që kanë nevoje. Situata për ju ka qenë një makth i vërtetë dhe para nisjes së pandemisë se ka reflektuar situatën e përgjithshme të shoqërisë e zhytur në depresion ekonomik dhe pamundësi financiare,
një shoqëri ka nevojë për ndihmë akute dhe shtresat në nevojë duhet ta marrin të parat ndihmën”.

Basha tha se PD ka projektin që pas 25 prillit të ketë “një marrëdhënie të çiltër dialogu bashkëpunimi në kuadër të zbatimit të praktikave bashkëkohore Europiane sa i përket të gjithëve grupeve të interesit që ju përfaqësoni”.

Përfaqësuesit e PAK, treguan gjendjen e vështirë të kësaj pjese të shoqërisë që në këtë përballje të vështirë nuk kanë marrë asnjë mbështetje.

Përveçse jemi të sëmurë dhe e kemi plus tani edhe pandemia na është bërë dyfish edhe e kemi dopjo ngarkesë, stresi, të gjitha. Por këto kanë ardhur edhe nga problemet ekonomike. Ajo paketa që ngritët dhe që ia propozuat qeverisë, për ne ishte diçka shumë e mirë sepse do të ndihmonte sadopak, ta ulte domethënë nivelin e padëshiruar të gjendjes ekonomike sidomos të aftësisë së kufizuar”, – u shpreh Mark Zefi, Shoqata e Invalidëve të Punës

Mirela Juka nga fondacioni “Dawn Sindrom Albania” tha se kjo kategori ndjehet e diskriminuar duke mos u përfshirë në paketat e ndihmës.

Po nis nga fillimi duke qenë se ne si organizatë që ofrojmë shërbime sociale menduam që të kishim dhe ne një paketë mbështetje në momentin që kaluam në Lock Down. Kjo nuk ndodhi dhe biles patëm një diskriminim në publik duke thënë që donatorët vazhdojnë dhe i mbështesin organizatat dhe kjo nuk ishte e vërtetë nuk kishte një studim për këtë dhe u bë një paragjykim si të thuash gjithë organizatat u vendos që të mos ishin pjesë e paketave. Fëmijët që nuk marrin shërbime është një dëmtim i shoqërisë si ekonomike si sociale dhe është problem shumë i madh në të ardhmen. Një problem tjetër që pamë në këtë periudhë ishin problem psikologjike stresi dhe të gjitha në familje”, – u shpreh zonja Juka.

SHKARKO APP