Basha takim me studentët e mjekësisë: Po hapen spitalet rajonale, por nuk kanë pajisje mbrojtëse

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me studentët e mjekësisë, ku tha se propaganda e qeverisë është me ton, por veprimet janë me pikatore. Ai theksoi se kemi humbur shumë mjekë dhe infermierë për shkak të mungesës së masave mbrojtëse. Ky i fundit premtoi se kur të vijë në pushtet do të anulojë koncesionet si dhe të bëjë financime në sistemin shëndetësor.

”Një pjesë e madhe e njerëzve kanë nevojë për trajtimin ambulator, prandaj është kërkuar nga fillimi nga unë dhe nga PD-ja rimbursimi i potë i barnave që duhet të blejnë familjet shqiptare, Sot ky problem është thelluar dhe më shumë. Kemi një vendim të vonuar të qeverisë, problemi i tretë janë spitalet.

Mjekët infermierët nuk kanë kushte, nuk ka personel. Ky virus kërkon praktikë, nuk hapen spitalet rajonale vetëm si spitale, se nuk janë hotele, nuk ka pajisje mbrojtëse. Ky është dështim i qeverisë. Na kapi pa përgatitur, por po muajt e tjerë, në vend që të blejnë pajisje për mjekët kujdesen për çmimin e tenderit.

Mungesa e mjekëve, personelit shëndetësor të trajnuar, të pajisjeve bazë. Ju folët për praktikët, do të kishte dy avantazhe, për të përfshirë studentet e mjekësisë në baza vullnetare. Për ti dhënë ekspozim, për ti shërbyer pacientëve, avantazh se për shkak të moshës janë më pak të ekspozuar ndaj virusit se mosha e tretë. Mjekët që kanë ndërruar jetë nga Covid-19 kanë qënë mjekët që kanë qënë në pension. Llafe shumë, punë pak e në disa raste. Propagandë me ton, veprime me pikatore”,-thotë Basha.

SHKARKO APP