Basha takim me studentët në Elbasan: Rinia është fuqia e ndryshimit që po vjen

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijoi agjendën e tij elektorale, duke zhvilluar një tjetër takim ne Elbasan me të rinj që kanë mbaruar studimet dhe duan të ikin jashtë vendit.

“Pranvera është dita e ndryshimit, rinia është fuqia e ndryshimit! Sot jeni kryeqendra e ndryshimit.

Tani është koha të bëhemi të gjithë bashkë. Trishtimin dhe rrënimin që ka mbjellë kjo qeveri në 8 vite t’ia kthejmë me votë.

Unë e di që fuqia e shpresës dhe e ndryshimit do të vijë nga rinia. Ne do të nderojmë meritokracinë”, tha Basha.

SHKARKO APP