Basha takime në Kavajë: Të gjithë në kutitë e votimit dhe t’i japim një mësim të mirë Edi Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Kavajës, ku u prit nga qindra qytetarë. Gjatë ecjes, kreu opozitar takoi sipëramrrës, qytetarë, të cilët i treguan z.Basha për gjendjen e vështirë ekonomike ku e ka zhytur biznesin kjo qeveri.
“Lulzim Basha: Si je?
Qytetarja: Përshëndetje!
Lulzim Basha: Si je zonjë?
Qytetarja: Mirë, juve?
Lulzim Basha: Mirë faleminderit! Sa kohë e keni këtë sipërmarrje?
Qytetarja: Shumë vite, kam diku rreth 30 vjet
Lulzim Basha: Po!
Qytetarja: Tani puna e pandemisë na ka penalizuar me thënë të drejtën edhe kemi nja dy vite pa punë kemi shkuar drejt e për poshtë.
Lulzim Basha: Ju e keni themeluar këtë biznes?
Qytetarja: Po.
Lulzim Basha: Pra një sipërmarrje, zonjë, femër?
Qytetarja: Po.
Lulzim Basha: Ka qenë ideja e jote?
Qytetarja: Po.
Lulzim Basha: Kryesisht për t’i shërbyer dasmave?
Qytetarja: Për t’i shërbyer dasmave.
Lulzim Basha: Për nuset, fustane nusërie.
Qytetarja: Kemi një biznes që është vetëm sezonal, tre muajt e verës edhe tani dy vite, e thashë që jemi pa punë!
Lulzim Basha: Problemi është i dyfishtë. Ka vite që besoj dhe ju e keni ndjerë që numri i çifteve të reja është pakësuar. E para e punës shumë të rinj janë larguar. E dyta e punës shumëkush nuk ka mundësi me gjithë se ne shqiptarët e kemi traditë dhe kur thonë futemi në borxh për një dasmë”
Kryetari i opozitës u shpreh se fokusi i qeverisë që do dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të jetë ringritja ekonomike dhe mbështetja e lehtësimi i bizneseve.
“Gjëja e parë që do të bëjmë është që të investojmë, që ekonomia të fillojë, të punojë në mënyrë që të rritet fuqia blerëse e njerëzve, t’i rikthehen normalitetit, t’i rikthehen mundësisë për të fituar gëzime dhe në veçanti do të jetë në vëmendje biznesi dhe sipërmarrja e grave. Për sipërmarrjen e grave ne do të kemi masa të veçanta të cilat do t’ju mbështesin dhe do t’ju mundësojnë që gruaja shqiptare jo vetëm të mos shkurajohet, por të inkurajohet për të qenë pjesë e ekonomisë shqiptare.”
Z.Basha u takua me një tjetër sipërmarrës, i cili i kërkoi kryetarit të opozitës të anulonte fiskalizimin për shkak se krijonte një kosto të papërballueshme për bizneset.
Lulzim Basha: Si jeni? A jeni mirë?
Qytetarja: Mirë, mirë.
Lulzim Basha: Me shëndet? Mirë të gjitha?
Qytetarja: Mirë.
Lulzim Basha: Shndrin Kavaja, shndrin. Një pyetja kam, kush i ka bërë kaq trima burrat e Kavajës?
Qytetarët: Gratë
Lulzim Basha: Të gjithë jemi bij nënash. Kështu që sot nderimin më të madh jo vetëm për rininë dhe burrat e Kavajës, por në veçanti për gratë dhe vajzat e Kavajës
Lulzim Basha: Kohë të vështira ekonomike
Qytetari: Shumë të vështira. Dy gjëra duam prej jush. E para heqjen e fiskalizimit sepse është një kosto shumë e madhe për biznesin
Lulzim Basha: Jo vetëm kosto, por është aferë korruptive.
Qytetari: Dhe e dyta rikthimi i institucioneve në qytet. Janë mbyll të gjitha institucionet. Për çdo gjë që na duhet o do të ikim në Tiranë ose në Durrës
Kreu i opozitës iu premtoi qytetarëve të Kavajës se Partia Demokratike ka gati planin e punës dhe ekipin e duhur me të cilin shqiptarët do të gjejnë zgjidhjen e problemeve të tyre. Kryetari Basha tha se shteti dhe institucionet do të jenë në shërbim të qytetarëve dhe në mbështetje të bizneseve. Ai u shpreh se ndryshimi kërkon bashkimin e gjithë qytetarëve dhe votimin masiv në 25 prill të qytetarëve të Kavajës dhe të të gjithë Shqipërisë.
Lulzim Basha: Asnjë kavajas pa votuar. Të gjithë në kutitë e votimit edhe t’i japim një mësim të mirë jo vetëm këtij që në 8 vite e ka lënë Kavajën dhe gjithë Shqipërinë në këtë ditë, por një mësim të mirë për demokracinë këtej e tutje, kush nuk mban premtimet, kush tallet me popullin, kush vjedh Shqipërinë, meriton të largohet në mënyrë plebishitare, me referendum! Kjo është! Dy gjëra të garantoj. Jo vetëm institucionet e Kavajës, por në të gjithë Shqipërinë institucionet do ua rikthejmë njerëzve. Shteti do ia rikthejmë njerëzve, administratën do ia kthejmë njerëzve. Fiskalizimi nuk është thjesht një barrë e rëndë për ju që shkon nga 600 në 2000 mijë euro, por është një aferë e pastër korruptive dhe që është diçka të cilën në ditën e parë do ta trajtojmë si të tillë. Jo thjesht do ta pezullojmë, por do ta çojmë për ndjekje penale. 40 ditë nga ngelur. E di që keni heq shumë këto 8 vite si biznes, e kam fjalën për të gjithë sipërmarrjen ekonomike. Bëhuni bashkë, me 25 prill të gjithë bashkë për ndryshimin që të fitojë biznesi shqiptar, të fitojë e gjithë Shqipëria.”