Basha takohet me të rinjtë në Elbasan: Do të ndërtojmë një nga kampuset më të moderne universitare

Pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në Elbasan, këtë të diel kreu i PD-së, Lulzim Basha është rikthyer dhe këtë herë për të takuar të rinjtë. Kandidati për kryeministër i PD-së, po bashkëbisedon me rininë për programin elektoral të PD-së. Basha u prit me ovacione dhe thirrje të shumta të të rinjve që kërkojnë largimin e qeverisë. ”Më 25 prill do të fitojë rinia dhe Shqipëria”,-tha Basha.

Nga kodrat e Krastës, kreu i demokratëve premtoi më shumë vëmendje ndaj të rinjve kur të jetë në qeveri dhe u zotua se do të rikthejë ekonominë të jetë funksionale.

”25 prilli është dita e fitores për Elbasanin dhe për gjithë Shqipërinë. Tuneli dhe rruga e Elbasanit e transformoi këtë zonë. Rruga që ndërtuam ne e bëri Tiranën dhe Elbasanin një. Tirana me Elbasanin janë dy qytetet më afër me njëri-tjetrin.

Kur flisnim për tunelin e Kërrabës shumë njerëz ishin skeptike dhe thonin që nuk do të bëhet. Për të rinjtë e kam një premtim, do të ndërtojmë një nga kampuset më të moderne universitare.

Duam t’i japim rinisë shqiptare të njëjtat mundësi si rinisë europiane. Europa ka caktuar miliona euro për trajnimin e të rinjve dhe Shqipëria nuk ka përfituar asgjë për shkak të kësaj qeverie. Ekonomia do të zgjohet nga letargjia 8-vjeçare. Ajo do të fillojë të funksionojë për të gjithë. Deri në 25 prill kam nevojë për ndihmën dhe energjinë tuaj”.

SHKARKO APP