Basha takohet në Strasbourg me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla

Kreu i PD-së Lulzim Basha është në Strasbourg për të marrë pjesë në mbledhjen e rradhës të Këshillit të Europës.

Ditën e sotme ai pati një takim me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Në takim ishin dhe deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.

U diskutua mbi rëndësinë e anëtarësimit sa më të shpejtë të Kosovës në Këshillin e Europës.

Gjithashtu u fol mbi domosdoshmërinë e një hetimi të plotë të ngjarjes së 24 shtatorit në Banjskë, se kush e planifikoi apo urdhëroi.

Postimi i Bashës në FB:

Me ministren e jashtme të Kosovës, Donika Gervalla dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke diskutuar për një bashkëveprim të aksionit tonë në mbështetje të Kosovës dhe anëtarësimit sa më parë të saj në Këshillin e Europës.
Detyra e Shqipërisë është të jetë në dispozicion dhe mbështetje të Kosovës me çfarë të ketë nevojë. Asnjë vendim apo veprim pa koordinim me Kosovën.
Sulmi terrorist i 24 shtatorit është një këmbanë alarmi për faktorin ndërkombëtarë pasi pas tij fshihet skenari i ndarjes “de fakto” i Kosovës.
Duke përdorur Beogradin, Moska po vë në jetë strategjinë e saj të destabilizimit dhe futjes në kaos të Ballkanit Perëndimor, duke minuar krahun Juglindor të NATO-s.
Një organizim i tillë dhe një armatim aq i sofistikuar do të ishtë i pamundur pa përfshirjen e aktorëve shtetërorë. Prandaj është i domosdoshëm një hetim i plotë i kesaj ngjarje, planifikuesve dhe urdhëruesve të saj.

SHKARKO APP