Basha takon ambasadorin gjerman
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një takim me Ambasadorin Gjerman, Peter Zingraf. Dje Basha takoi ambasadoren amerikane Yuri Kim, të cilës ju zotua se reforma zgjedhore do të përmbyllet në 31 maj. Kim theksoi se reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi janë dy gjëra me të cilat nuk mund të luhet. Ndërkaq pas takimit me ambasadorin gjerman, Basha do të presë edhe ekspertët e reformës zgjedhore me zotimin për ta përmbyllur sa më parë. Mendohet se kjo reformë është edhe fokusi i takimit të Bashës me Zingraf ditën e sotme. Ndërkohë, në orën 18:00, Basha do të takohet me ekspertët e Reformës Zgjedhore.
KOHA JONË SONDAZH

