Basha takon ambasadorin italian: Do të jemi edhe më të bashkuar brenda BE-së
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me ambasadorin italian në Tiranë, Fabrizio Bucci.
Përmes një postimi në Twitter, Basha thotë se lidhja e Shqipërisë me Italinë nuk është vetëm historia, e kaluara dhe vlerat, por shpresa për t’i parë popujt të bashkuar brenda Bashkimit Europian.
”Sot prita me kënaqësi të madhe ambasadorin, Fabrizio Bucci. Me Italinë na lidh jo vetëm e kaluara, historia jonë dhe vlerat tona, por mbi të gjitha e ardhmja dhe shpresa e përbashkët për t’i parë popujt tanë gjithnjë e më afër dhe më të bashkuar brenda BE-së”.
Oggi ho ricevuto con grande piacere l’ambasciatore @ItalianAmbALB. Con l’Italia non solo ci lega il passato, la nostra storia e i nostri valori, ma sopratutto il futuro e la comune speranza di vedere i nostri popoli sempre più vicini e più uniti all’interno dell’UE 🇦🇱🇮🇹 pic.twitter.com/DJW7FcS7HX
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 19, 2021