Basha takon Konjufcën: PD zë për Kosovën, të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim
Lulzim Basha ndodhet në Asamblenë e Këshillit të Europës, është takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Thirrja e Bashës, është që bashkërendimi mes shqiptarëve është me rëndësi për stabilitetin në rajon. Basha ka shprehur angazhimin se Partia demokratike do jetë zëri i Kosovës në institucionet ndërkombëtare.
“Kënaqësi të takoja në KiE kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkruan Basha në rrjetet sociale.
Postimi i plotë
Kënaqësi të takoja në KiE, kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon. Unë dhe PD do të jemi në krah të Kosovës dhe do të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare, që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim.