Basha takon ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut: Krah për krah në rrugën drejt Integrimit në BE
Kreu i PD, Lulzim Basha ka pritur në selinë blu ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin. Pas takimit, në një deklaratë për mediat, kryedemokrati tha se së bashku me shtetin fqinj po ecin krah për krah në rrugën drejt Integrimit në BE-në.
”Për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, dhe bashkëpunimi për integrimin, sfidat aktuale për pandeminë dhe domosdoshmëri për forcimin e bashkëpunimit, me synim mirqënien, punësimin, zhvillimin ekonomik.
Për të vazhduar së bashku rolin si dy vende, të cilat kanë qenë krah për krah në anëtarësimin në NATO, dhe së shpejti krah për krah në rrugën e sigurt drejt anëtarësimit në BE. Mbështeta rolin efaktorit politik shqiptar, garantues i proceseve demokratike, stabilitetit, proceseve të rëndësishme.
Po kështu edhe në proceset e tjera politike, si integrimi europian dhe dëshirën e vullnetit tonë për të parë realizimin e masave dhe detyrimeve që burojnë nga marrëveshja e Ohrit, për shqiptarët padyshim, ky është vokacion i PD si në opozitë dhe qeveri. Sigurisht dhe një le të themi obligim moral e kushtetues i shqiptarëve kudo”,-tha Basha.