Basha takon myftiun në Kavajë: PD-ja ua ka borxh rikthimin e pronave
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë vizitës në Kavajë, u ndal edhe në xhaminë e qytetit në qendër. Mes personave që takoi ishte edhe myftiu, për të cilin Basha u shpreh se ka një rol të pazëvendësueshëm në shoqëri.
Nga ana tjetër, Basha u kërkoi ndjesë bashkësive fetare teksa shtoi se Partia Demokratike ua ka borxh rikthimin e pronave.
”Për ne, familja, besimi në Zot, shtylla të shoqërisë. Nuk dua të bëj politikë me fenë. Rikthimi i pronave është një borxh që PD ua ka komuniteteve fetare. Një ndjesë në emër të PD për bashkësitë fetare. Brenda mandatit të parë do ta zgjidhim problemin e pronave të bashkësive fetare. Një buxhet dinjitoz për bashkësitë fetare. Shoqëria nuk mund të jetojë pa moral. Roli i klerit në këtë pandemi, i pazëvendësueshëm. Vlerat tona qëndrore, emri dhe veprat”.