Basha: Të dielën pres një fitore të thellë. Emocioni njerëzor që kam marrë shumë i madh
Kryetari i opozitës dhe kandidati i ardhshëm për kryeministër, Lulzim Basha, i ftuar në A-Shoë përballë gazetarit Adi Krasta, rrëfeu në fillim të intervistës të gjithë entuziazmin që ka prekur gjatë turit të tij në Shqipëri, ku pret që ditën e diel të përkthehet në një fitore të thellë.
‘Çdo takim më mbush me emocione. Ka takime që më bëjnë të ndihem poetik madje.
Në veçanti gjatë turit që pata ditën e shtunë nga Saranda në Tropojë, nga skaji më jugor në skajin më verior të Shqipërisë, ka pasur takime në shi, në mëngjes, në darkë, i fundit ishte afër mesnatës, i Kurbinit, i Levanit, i Mirditës, ku vëshirësia ishte të kontrolloja emocionin, dhe gjithë fluksin e mendimeve, të mbushjes që më jepte entuziazmi, me gëzim për shpresën dhe atë që pres të ndodhë ditën e diel, që është përkthimi i gjithë entuziazmit për një fitore të thellë.’