Basha: Të hënën nisim protestën e madhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi pas komenteve të kryeministrit Edi Rama për çmimin e naftës.

“Vajmedeti nuk del dot nga bunkeri i mashtrimit dhe propagandës. E ka kuptuar që bojatisja e gënjeshtrave nuk pi më ujë, ndaj është rikthyer te sporti i tij i vjetër: Ia hedh fajin kujt të mundet por vetë nuk pranon asnjë përgjegjësi. E ka kot! Nuk mashtrohet më askush nga ky nastradin. Shqiptarët po i provojnë në kurriz bëmat e tij.

Premtoi ulje të çmimit të energjisë por e rriti; premtoi ulje dhe subvencionim për naftën por e rriti në nivelin më të lartë në Ballkan dhe Europë; premtoi shëndetësi falas por i ktheu spitalet në kuplara; premtoi reformë në arsim por i ktheu drejtoritë arsimore në motele për pushtetarët; premtoi 300 mijë vende pune por shpunësoi mijëra kryefamiljarë, të rinj e të reja. Punësoi vetëm riformatot, kolumbianët dhe bandat e lidhura kokë e këmbë me të, që e kthyen Shqipërinë në Kolumbi të Europës. Kjo nuk është Shqipëria që duam. Durimit të njerëzve i ka ardhur fundi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të hënën, në ora 11.00 startojmë protestën e madhe qytetare. Ndalim 5 minuta qarkullimin në të gjithë vendin dhe nisim aksionin e madh qytetar kundër çmimit të naftës, kundër çmimit të energjisë, kundër çmimeve dhe taksave të larta, kundër papunësisë, varfërisë dhe padrejtësisë,” shkroi Basha në FB.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?