Berisha deklaron:”Basha të ik andej nga erdhi, i pabesë, i blerë”

Takimi i dytë i liderit historik të PD-së, Sali Berisha ishte në Fier, aty ku u prit nga qindra e qindra demokratë. Për më shumë se një orë fjalim dhe diskutime, Sali Berisha lëshoi akuza të forta dhe zbuloi prapaskenat e Bashës. Teksa e cilësoi si peng të kryeministrit Edi Rama, ai tha se Basha duhet të shkojë andej nga erdhi. Po ashtu Berisha tregoi se Basha është duke bashkëpunuar me Ramën për ndryshimin e Kushtetutës.

”Do ju flas pak për gjuhën e kodit, del një ditë ish kryetari i opozitës dhe zotohet se do të ndryshojë kushtetutën, po ku i ke votat ti për ta ndryshuar, ti ke 44 vota. Para dy ditësh Rama krijoj grupin për ndryshimin e kushtetutës, pra kjo është gjuhë kodi, thuaje ti të të ndjekë se është e imja, po çtë shtyn ty të ndryshosh kushtetutën kur nuk ke vota. Tani ai ka dalë me sloganin “Jemi me Amerikën” , por s’ka më pro amerikan se ata që besojnë të vota e lirë, që besojnë të transparenca, se ata të cilët besojnë se sovraniteti është kushti i kushteve për të qenë partner me SHBA”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Berisha tha se pas zgjedhjeve të 2017, i kërkoi Lulzim Bashës që të jepte dorëheqjen, por Basha u josh nga fjalët e Edi Ramës dhe iu përvesh LSI-së. ”I kam thënë në 2017 zotëri jep dorëheqjen, sepse me një akt të pabesueshëm bëre kauzë në fushatë me Ramën, dhe nxore Metën që asokohe ishte në opozitë. Në krye të javës, Rama thotë se Luli është çuni i mirë, unë qeveris me atë dhe ky u josh dhe u përveshën të dy LSI-së. Zbritën në nivelin më minimal të historisë të PD”.

Po ashtu lideri historik i PD-së, tha se Basha nuk do ta sjellë PD-në kurrë në fitore. ”Ne kurrë nuk fitojmë nëse nuk jemi një parti sovrane. Ne ngrihemi në këmbë dhe ju jap fjalën se fakti i parë që të dalë për të faktuar korrupsionin e Sali Berishës, do të marrë çdo masë ndaj vetes”.

Kryetari i selisë blu, Lulzim Basha nuk pranon që forumet të mblidhen për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. Në takimin e sotëm me demokratët në Fier, Berisha iu drejtua Bashës me fjalët që të bëhet burrë, dhe të mos luajë me pluralizmin.

”Në këtë situatë që jemi, vota juaj është shpëtimtare. E kam dëgjuar deklaratën e peng-kryetarit dje, por ai tha që nuk do të lejoj Kryesinë. Të gjithë ata që i kapi frika e forumeve, kanë përfunduar keq. Bëhu burrë dhe mos luaj me pluralizimin. Lëri ato, forumet do të mblidhen. Çdo kryetar që në moment që shpall vendimin, është i shkarkuar, kjo është demokracia. Do të sanksionohet në statut. Do flisni ju në referendum. Në fushatë tha do të hapim referendumet. Jemi në krizë do e kapërcjemë të gjithë bashkë”.

SHKARKO APP