Basha : Të rrëzojmë Ramën

 

Fshati Pacram në Shkodër ka qenë ndalesa e radhës e kryetarit të Partisë Demokratike Lulëzim Basha në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetaret”.Kreu i opozitës dëgjoi problemet me të cilat përballen banorët.

Banor: Shkova drejt e te KESH-i, më tha ti je gjobit more djalë se e ke konsumimin pak. Ça është ajo familje që konsumon kaq pak? Nuk kam energji, hajde verifikoni, por askush nuk na ka dëgjuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

BanorMe 30 mijë lek asistencë jam vetë i katërti. Pa punë, pa gjë në botë. 35 mijë lek aforfe muaj për muaj. Kur kam pa letrat në Shkodër, jo kaq. Po s’kam qenë unë në shtëpi, kush ka qenë ai që ka shkrujt emrin aty edhe më ka shku debia 5 milionë lekë. Jam detyru kam thënë hajde këputi se unë nuk kam mundësi me apliku as me u marr me atë punë. Më mirë rri pa dritë e nuk mund të lë fëmijën pa ngrënë e pa pi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banore: Na s’kërkojmë mëshirë, kërkojmë vetëm të drejtat tona. Asgjë s’kërkojmë prej askërkujt.

Banor: Janë dëmtu njerëzit me ka 10 milionë, 15, 20. Unë kur shkoj me pagu atje gjej njerëz që i kanë ka 15-20 milionë tanë.

Banor4 milionë e 700 i kam pagu unë pasha këtë diell.

Basha: Këto lekë që i paguani ju energjisë elektrike, fatura aforfe që i paguani ju normalisht OSHEE-së. A e dini ku po shkojnë? Të gjitha po shkojnë te carapulët, tek papulët, pra po shkojnë tek Edi Rama. Pse rriten taksat ? Pse rritet borxhi? Që të kenë mundësi me vjedh këta dhe jo me ju përmirësu jetën ju. Ne kamatëvonesat do ti falim që ditën e parë në pushtet.

Banor: 80 përqind e popullsisë këtu në fshat jetojnë me nga një lopë. Edhe i ka thanë me hap NIPT-in pas Vitit të Ri nuk e merr qumështin e baxhos pa hap NIPT-in. Për me hap NIPT-in duhet me pagu 600 mijë lekë siguracione. Për me hap NIPT-in për një lopë vetëm këtu ka ba vaki, në qeverinë tonë. Unë kam punu në Greqi, kam kenë në Itali, kam qenë gjithkund. Ça bahet këtu nuk është bë kurrkund.

Banor: Gjatë fushatës elektorale u tha banorëve prodhoni duhan se do ta rregullojmë na. Edhe kur vjen puna shkon e kap një fakir aty me një a dy kile duhan se donë me i çu bukë fëmijëve në shpi. Ndërkohë që gjithë këta që merren me problemet e drogës ikun në drejtim të paditur. Nuk e kuptoj se si është kjo punë. Ky dhjetor është i vonum. Ne na ka ra thika në asht me kohë. Tashi e ka kalu ashtin.

Përballë kësaj situate lideri i opozitës Lulzim basha ftoi banorët e Pacramit ti bashkohen protestës së 8 dhjetorit në Tiranë

Basha: Ta nisim me 8 dhjetor përballjen në Tiranë, një përballje pa kthim për largimin e kësaj qeverie. Çdo ditë, çdo javë, çdo muaj që kalon është një ditë, një javë, një muaj më shumë hajdutëri e vjedhje e parave tuaja. Nuk ka pse t’ia zgjasim kohën të keqes. T’ia shkurtojmë kohën të keqes, t’ju japim edhe një herë mundësi ju të zgjidhni me votën tuaj qeverinë që merito

Kreu i Partisë Demokratike prej disa muajve ka nisur një tur takimesh nëpër Shqipëri për tu njohur me problemet më të prekshme të qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?