Basha tha se dëshmitarit i kanë ofruar 200 mijë euro, por nuk tregon emrin e personit
Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot në një konferencë për mediat se Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj po tentojnë të blejnë dhe kërcënojë dëshmitarin “X” Albert Veliu me qëllim ndryshimin e dëshmisë kundër vëllait të ministrit.
Sipas Bashës, njerëz të krimit nga Vlora dhe Fushë Kruja u kanë ofruar të afërmeve të Veliut 200 mijë euro. “Xhafaj dhe Rama kanë hedhur në veprim strukturat e krimit për të kërcënuar dëshmitarin X. Njerëz të skeduar për vepra kriminale i kanë ofruar një të afërmi 20 mijë euro nga paratë e drogës që Albert Veliu të përgënjeshtrojë deklaratat e bëra publike. Çdo përpjekje thjesht i zhyt dhe më thellë Ramën dhe Xhafajn për skandalin ku janë përfshirë”,- tha Lulzim Basha.
Në denoncimin e Lulzim Bashës thuhen akuza të rënda, por nuk jepen fakte konkrete që mund të ndihmojnë hetimin. Kush ja ka ofruar konkretisht paratë? Kujt i janë ofruar paratë? Përse denoncimi nuk është bërë në prokurori?
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1890942437623595/
DEKLARATA E PLOTË E LULZIM BASHËS
“Jam sonte në këtë orë të vonë të mbrëmjes para jush për të denoncuar thellimin e skandalit dhe skenarit kriminal të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt të cilët po përdorin shtetin e kapur dhe kanë hedhur në veprim strukturat e krimit të organizuar nën urdhrat e tyre për të të kërcënuar dhe për ti bërë presion dëshmitarit x, shtetasit Albert Veliu dhe familjarëve të tij.
Sot të dërguarit e Fatmir dhe Agron Xhafajt, njerëz të skeduar për vrasje të tipit mafioz nga zona e Vlorës dhe e Fushë Krujës i kanë ofruar një të afërmi të dëshmitarit x, Albert Veliu 200 mijë euro nga paratë e pista që familja mafioze Xhafaj përfiton nga trafiku i drogës dhe veprimtari të tjera kriminale, që ai të përgënjeshtrojë deklarimet e bëra publike.
Cdo përpjekje e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës për të kërcënuar, intimiduar apo për të blerë dëshmitarin x, thjesht i zhyt edhe më thellë Fatmir Xhafajn dhe Edi Ramën në skandalin ku janë përfshirë kokë e këmbë”.
KOHA JONË SONDAZH

