Basha tha se fitoi Bashkinë e Tiranës se mbajti larg Berishën, ish-kryeministri: E udhëzoja çdo natë
Nga ”Foltorja” me demokratët në Fushë-Krujë, ish-kryeministri i’u përgjigj deklaratës së Lulzim Bashës se në garën përballë Edi Ramës për bashkinë e Tiranës fitoi se mbajti larg Berishës. Lideri historik i PD-së tregoi se Bashën e ka këshilluar çdo natë dhe gjithashtu i ka qëndruar pranë edhe gjatë numërimi të votave.
“Basha deklaron se “unë fitova Bashkinë e Tiranës, se përjashtova Berishën nga fushata”. Kjo është e vërtetë sa ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Çdo natë, janë kronikat dhe përveç mundimit që bënim nga qyteti në qytet, çdo natë kthehesha dhe ulesha me Bashën për ta udhëzuar për të nesërmen.
Rama doli me 10 vota para dhe mua më njoftojnë se në kutitë janë gjendur vota të keqvendosura dhe këto quhen të vlefshme. Fillon numërimi, dhe një këshilltar amerikan më thotë “atje nga rruga e Elbasanit ka shqetësim të madh për numërimin e votave, druhen shumë se do bëjnë ndonjë deklaratë”.
I them unë “po numëroj çdo votë në përputhje me këto Kode. Basha është dakord që ta mbyllim këtë punë dhe unë i them që thuaj Bashës “këtë s’po e bëj për ty, por për demokratët. Ai s’mori dot as votat e koalicionit, pas asaj fitore nuk pa më fitore”, tha Berisha.