Basha thirrje nga selia blu: Dilni masivisht dhe votoni. Edhe një orë për të marrë fatin tonë në dorë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë herë doli në një konferencë për mediat nga selia blu, duke i bërë thirrje qytetarëve që të votojnë. Teksa shprehet se ka mbetur dhe një orë nga votimi, Basha kërkon nga qytetarët që të dalin dhe të hedhin votën e tyre për fëmijët dhe për Shqipërinë.

”Kjo është një ditë e mrekullueshme e shpresës së madhe. Kjo është një ditë e iashtëzakonshme për demokracinë tonë. Kemi edhe një orë për të votuar. Vetëm një orë për të vendosur se si do të jenë 4 vitet e ardhshme në Shqipëri.

Mos e humb këtë mundësi. Kjo është ora e fundit për të votuar dhe vendosur. Bëjeni për fëmijët tuaj. Bëjeni për vendin tonë. Bëje për veten tënde. Nëse nuk keni votuar, shkoni të votoni tani. Keni kohë për të votuar edhe një orë tjetër, dilni tani dhe votoni. Nëse keni votuar, faleminderit.

Tani sigurohuni që miqtë dhe familjet tuaja të dalin të votojnë. Askush nuk mund të rrijë në shtëpi. Ne nuk duhet ta humbasim momentin. Ne nuk duhet ta humbasim mundësinë që kemi. Kjo është koha juaj. Është koha e Shqipërisë. Kjo është koha ynë. Dilni dhe votoni”,-tha Meta.

SHKARKO APP