Basha thirrje Presidentit Meta: Qeveria po shet një pjesë të territorit të bazës ushtarake në Sarandë

Përmes një video live në facebook nga Divjaka, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ndër të tjera denoncoi se një pjesë e territorit të bazës ushtarake në Sarandë, po bëhet gati nga qeveria që t’u jepet oligarkëve. Basha u shpreh se fakti që po bëhet në sekret të plotë cënon sigurinë kombëtare, ndaj i bëri thirrje Presidentit Ilir Meta që të investigojë.

“Në sekret të plotë, është marrë një pjesë e territorit e bazës ushtarake navale të marinës së flotës luftarake detare në Sarandë dhe është bërë gati t’u jepet klientëve të qeverisë. Mbetet të verifikohet se kujt do i jepet, por emrat e përmendur janë të dyshuarit e zakonshëm, pjesë e 5 apo 6 oligarkëve që marrin çdo gjë në këtë vend.

Shpresoj që të jetë një lajm i rremë, në radhë të parë sepse largimi i territoreve nga forcat e armatosura, nuk mund të bëhet në mënyrë sekrete, por transparente se cenon sigurinë kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

U bëj apel të gjitha institucioneve të sigurisë kombëtare, nga ato ekzekutive deri te komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të investigojnë nëse është e vërtetë që në ditët e tyre të fundit po falin bazat detare oligarkëve për zhvillime klienteliste pa garë. Ne nuk jemi kundër zhvillimit, zhvillimi ekonomik që sjell mirëqenie është objektivi i qeverisjes sonë, por kjo nuk mund të jetë fitimprurëse deri nuk bëhet transparente”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?