Basha thirrje qytetarëve: Të gjithë nesër në Tiranë, për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve nga gjithë vendi që nesër të marrin pjesë në protestën kombëtare në Tiranë. Protesta do të zhvillohet para Kryeministrisë, në orën 19:00.

Në një videomesazh në Facecebook, kreu i PD-së shprehet se nesër është dita për të protestuar për Shqipërinë, për demokracinë dhe për ta bërë vendin si gjithë Europa.

Të gjithë në Tiranë nesër, më 25 maj në orën 19:00, për të treguar vendosmërinë tonë për liri, për demokraci, për zgjedhje të lira e një qeveri nga populli, të popullit dhe për popullin, për Shqipërinë si e gjithë Europa.  Asnjë hap pas! #25maj #ShqipëriaSiEuropa”,- shkruan Basha në mesazhin e tij për shqiptarët.

SHKARKO APP