Basha thirrje Ramës: Shkarko ministrin Arben Ahmetaj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një konference online për mediat i kërkon kryeministrit Edi Rama që të shkarkojë nga përgjegjësitë për koronavirusin, ministrin Arben Ahmetaj me argumentin se është konflikt interesi. “Minstri i ngarkuar në këtë portofol është në konflik interesi. Ai e di”.

Basha nuk ka lënë pa një koment vendimin për 30 mjekët dhe infermierët e dërguar në Itali. Ai ka falenderuar për gatishmërinë, teksa nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe mjekët dhe infermierët në Shqipëri.

“Dua t’i falenderoj nga zemra që treguan gatishmërinë të mbështesin Italinë në këtë moment të vështirë. Punë të mbarë dhe të kthehen shëndosh e mirë, falenderoj me qindra ndoshta me mijëra të mjekëve shqiptar në Itali. Vëmendje maksimale për mjekët dhe infermierët në Shqipëri. Sot kanë ardhur pajisjet mbrojtëse për mjekët, shumë vonë. Jemi në borxh mirënjohje për ta, akte heroizmi të panjohura për shumë nga ne”.

SHKARKO APP