Basha thirrje Ramës: Të ndalojë brutaliteti dhe dhuna e policisë ndaj minorenëve

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i bën thirrje qeverisë që Policia e Shetit të ndalojë brutalitetin dhe dhunën ndaj të miturëve në protesta. ”Përsëris thirrjen për të ndalur brutalitetin e policisë dhe për të garantuar të drejtën e protestuesve për të protestuar të lirë dhe paqësisht”,-shkruan Basha në Twitter.

Postimi i plotë

Sot kam patur disa biseda me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet e fundit. Ndava thirrjen për një hetim transparent dhe drejtësi për vrasjen e Klodjan Rashës, si dhe zbardhjen e përpjekjeve për manipulimin e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dënova gjuhën e urrejtjes të përdorur nga kryeministri, si dhe brutalitetin dhe dhunën e policisë ndaj minorenëve dhe gazetarëve. Përsëris thirrjen për të ndalur brutalitetin e policisë dhe për të garantuar të drejtën e protestuesve për të protestuar të lirë dhe paqësisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 25 Prill, ne do ta largojmë këtë qeveri dhe do të sjellim shpresë dhe ndryshim për Shqipërinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?