Basha tjetër video: Rama premtoi 232 mln dollarë subvencione direkte për fermerët, kanë marrë vetëm 47 mln

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nxjerrë një tjetër dështim në 8 vite të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Basha thotë se në vitin 2017 Rama premtoi 232 milionë dollarë subvencione direkte për fermerët për 4 vitet në vijim, ndërkohë që kanë marrë vetëm 47 milionë dollarë.

“49 ditë deri më 25 prill
100 dështimet e Ramës në 8 vite
Në 2017-ën, Edi Rama premtoi 232 milionë dollarë subvencione direkte për fermerët përgjatë 4 viteve në vijim.
A e ka mbajtur këtë premtim?
Përgjigjja jo.
Fermerët kanë marrë vetëm 47 milionë dollarë në 4 vite. Shqipëria ka nivelin më të ulët të subvencioneve direkte në rajon”, thuhet në video ne publikuar nga Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?