Basha: Trami do të bëhet, Rama nuk e bllokon dot

 

“Edi Rama bllokoi projektin e qendrës të Tiranës, refuzoi që ministri i Financave të depozitojë firmat e autoritetit kontraktor në Abu Dabi”, – kështu është shprehur Lulzim Basha në emisionin “Opinion” gjatë mbrëmjes së sotme.

Lidhur me projektin tramit Basha tha se “Qeveria franceze i dha grant 800 mijë euro bashkisë së Tiranës, studimi dhe projakti janë gati, por e ka refuzuar Rama mekanizmin e financimit të tramit. Pala franceze ishte e gatshme të ofronte hua të leverdishmne, zoti Rama e ka refuzuar të japë garanci sovrane”.

Sipas Bashës trami do të bëhet. “Rama e vonon, e pengon, por nuk e bllokon dot”, u shpreh kryetari i PD.

“Trami do të bëhet. Është kantier gati për të filluar, por mungon vullneti politik. Nuk po flaism për kumbulla të kuqe, po flaism për tramin”, – tha Basha.

Basha bëri të ditur se edhe në Bruksel është gati financimi për një tjetër stacion të tramit. “Kush kryebashkiak i ballkanit apo i Europës ka arritur për dy vjetë të ketë gati projektin dhe studimin? Ne e kemi arritur këtë se kemi vizionin e punës. Trami do të jetë gati sapo të kemi anjë qeveri serioze.

“Kush është ky që bllokon projektin e tramit dhe të bulevardit, duke bllokuar 5 mijë vende pune?” – pyeti Basha duke iu referuar Ramës.

– Bulevardin mund ta zgjidhnit që kur ishit në pushtet, u ngacmua lideri i djathtë nga Blendi Fevzi, i cili e pyeti edhe për stacionin multimodal, një tjetër projekt të munguar. Në kohëne e Enver Hoxhës kishte një stacion treni, sot s’ka as treni, as multimodal, tha Fevziu.

“Kemi projektin e hartuar, kosto do të ishte zero, do e ndërtonte konçesionari”, – tha Basha, i cili ritheksoi se projekti është bllokuar nga Rama.

“Do të ngremë ushtrinë e qytetarëve, që me votën e lirë do t’i japin fund qeverisë së bllokimeve”, – deklaroi Basha duke shprehur vizionin e tij se si mund të zgjidhet ngërçi qeveri-bashki.

Qytëtarët vijnë në këmbë nga Vora, nga që nuk ka stacion, e “thumboi” sërish Fevziu.

“Po, por janë më shumë ata qytetarë që janë pa punë nga ky bllokim, mbi 5 mijë”, – ia ktheu Basha.

“Është mentalitet totalitar i Ramës, që kryetari i bashkisë duhet të ketë të njëtën ngjyrë të qeverisë” – theksoi Basha.

Sipas Bashës Rama i ka bllokuar projektet e bashkisë së Tiranës sepse sepse “është xheloz për veprat e mëdha, sepse vetë nuk është i aftë për vepra të mëdha por vetëm për fasada dhe për kumbulla të kuqe”.

Sipas Bashës, Rama “bllokoi edhe ngrohjen e fëmijëve dhe varrezat”.

Ai e ftoi në debat, si dhe në një vizitë turistike 12 orëshe, ku stafi i bashkisë së Tiranës ta shoqërojë në të gjitha investimet e realizuar dhe në projektet e bllokuara nga Rama.

“12 orë turist, ndërkohë që shqiptarët shkojnë refugjatë” – u shpreh Basha.

SHKARKO APP