Basha tregon bisedën me Berishën: Ma ka thënë se ”nuk vë njeri as PD-në para vetes time”

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka treguar bisedën që ka pasur me Sali Berishën lidhur me shpalljen e tij ”non grata” nga SHBA-ja. Gjatë emisionit “Open”, Basha tregoi se Berisha i ka thënë se do të bënte gjithçka, kjo pa menduar aspak për pasojat që do t’u shkaktonte demokratëve dhe PD-së.

”Unë di që kam vendosur që të mos pështyj në 16 vite bashkëpunim me Sali Berishën. Këto janë fakte. Unë i kam qëndruar fjalëve të mia. Unë jam konseguent. Përgjegjësia ime kryesore është jo t’i fshihet vendimeve të vështira. E kam kalkuluar shumë mirë sepse ma ka thënë në sy dhe unë ia kam thënë. Ma ka thënë në sy që para vetes nuk vë as PD dhe as demokratët.

Ma ka thënë që në ditën e parë kur kemi nisur diskutimet lidhur me këtë çështje. Berisha njihet për emocionalitetin dhe energjinë e tij, nuk kthehet edhe kur e ka gabim. Kur u përballëm me “non gratën” ,i kam thënë të mos futemi në konspiracione. Mos të gënjejmë veten tonë. 

Ky ka qenë debati për 2 muaj e gjysmë. Dinjiteti, kam besuar se nuk zerohen arritjet e Sali Berishës. Qëndrimi i tij ka qenë konstant, nuk vë njeri as PD-në para vetes time. E i kam thënë që këtu do të kemi pikë përplasjeje. Unë i kam thënë që do të duhet të marrë vendimet e mia si kryetar i Partisë Demokratike. Zotëri më ka thënë ti merr vendimet e tua, unë marr vendimet e mia”.

SHKARKO APP